Kuvendi i PD-së, 100 delegatë të Gjirokastrës firmosin për Berishën
100 nga 151 delegatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike në datën 11 dhjetor. Nënkryetari, Beqir Gjika lexoi përpara mediave emrat e delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ata që kanë refuzuar të firmosin janë 39 delegatë, ndërsa 12 delegatë ndodhen në emigracion. Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko ftoi kreun në detyrë të kësaj force politike, Lulzim Bashën të marri pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit dhe të paraqesë platformën e tij. Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, i bashkohet transparencës së bërë nga disa degë të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe, të cilat kanë publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur thirrjen e kuvendit kombëtar të në 11 dhjetor, ku pritet të bëhen disa ndryshime statutore.