Lajm i mirë, dalin negative analizat e të dyshuarit me koronavirus në Gjirokastër
Gjirokastra vijon të mos ketë deri më tani asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. ISHP ka nxjerr negative mostrën e marrë nga 37-vjecari, i cili një ditë më parë u raportua si i dyshuar me koronavirus. Mësohet se ai ishte kthyer nga Tirana në Gjirokastër pranë familjes, por kishte shfaqur shenja të ngjashme me koronavirusin, si kollë e thatë dhe dhimbje koke. Deri më tani në qarkun Gjirokastër janë rreth 70 persona të vetëizoluar pasi kanë ardhur së fundi nga vendet që rezultojnë brenda zonës së kuqe. Disa ditë më parë u dyshua si e prekur me Covid-19 edhe një infermiere nga Përmeti, por që më pas rezultoi negative. Deri më tani s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Gjirokastër Harta e shtrirjes së Covid-19 është stopuar për momentin deri në Fier.