Largohet drejtori i policisë së Gjirokastrës, Lorenc Panganika
Me emërimin e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, kanë nisur të ndryshojnë edhe drejtorët e policisë në qarqe. Në më pak se dy javë janë së paku katër drejtorë të rinj në qarkun Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Korçë. Sa i përket Gjirokastrës, Libohova Online mëson se është larguar drejtori Lorenc Panganika, i cili drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit. Aktualisht drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit. Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër. Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Ndërkohë Lorenc Panganika do të emërohet drejtor policie në Korcë. Lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit do të ketë edhe në nivele të tjera, ndërsa gjatë muajit mars do të nisë procesi i vettingut.