Lazarat, arrestohet Drini Aliko. Dyshohet se ka kundërshtuar me armë policinë
Përmes një komunikate zyrtar, policia e Gjirokastrës njofton arrestimin e shtetasit Drini Aliko nga fshati Lazarat. Sipas policise ky shtetas ishte shpallur ne kerkim qe ne muajin qershor 2014, pasi ne nje toke ne pronesi te tij jane gjetur arme te kalibrit te ndryshem, te cilat dyshohet se janë perdorur nga ky shtetas e persona të tjerë për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të Cannabis Sattiva në fshatin Lazarat. Me poshte lexoni komunikaten e plote te policise.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , Specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, më datën 14.11.2014, në një lokal në aksin rrugor Gjirokastër – Kordhocë poshtë fshatit Lazarat , kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Drini Aliko, vjeç 36, banues në Lazarat,Gjirokastër, i cili në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë.
Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ishte person i shpallur ne kerkim, pasi më datë 21.06.2014, në karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit që është një sipërfaqe toke e blerë nga Drini Aliko, në rrugën Kordhocë- Lazarat , mbi ish ndërtesat e Pularisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armë luftarake të kalibrit të ndryshëm, granata dhe municione të ndryshme, tritol , e lëndë narkotike, tre automjete, nëntë gëzhoja arme zjarri luftarake, armë dhe mjete të cilat dyshohet se janë perdorur nga ky shtetas e persona të tjerë për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të Cannabis Sattiva në fshatin Lazarat.
Ndalimi këtij shtetasi u bë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativ e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhim dhe shitje e lëndve narkotike” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79/b-22 e 25,283,e 278/3 i K. Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë .