Lazarat, sekuestrohet snajperi me të cilin u qëllua Ibrahim Basha
June 26, 2015
Në vijim të aksionit të RENA-s në Lazarat, mësohet se policia ka sekuestruar sot pasdite një nga armët e zjarrit tip snajper, me të cilën dyshohet se është vrarë Ibrahim Basha. Prej tre ditësh vijon krehja e fshatit derisa të arrestohet grupi që hapi zjarr mbi policinë.
Gjatë ditës së sotme u raportua që RENEA ka marrë nën kontroll disa pike kyçe të fshatit, por nuk ka rënë ende në gjurmët e grupit të zjarrit. Zyrtarisht për vrasjen e Ibrahim Bashës akuzohen dy vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko.
Babai i tyre foli sot për mediat dhe mohoi këto akuza. Ai tha se djmtë po akuzohen padrejtësisht nga prokuroria.