Lazarat, shpërthim me tritol në një shtyllë elektrike. Policia: Akt terrorist!
March 19, 2015
Një sasi tritoli e vendosur në një shtyllë elektrike në Lazarat, ka dëmtuar linjën elektrike.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:15 minuta të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Pularia”, që është në rrugën lidhëse nacionale me qendrën e fshatit.
Policia që shkoi në vendngjarja konstatoi ishte vendosur rreth 100 gram tritol dhe nisi hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
2 netë më parë në Lazarat, 4 të rinj me një mjet fuoristradë reaguan me armë mbi policinë dhe janë shpallur në kërkim.
Drejtori i Policisë Artan Didi udhëtoi dje drejt fshatit “rebel” në jug të vendit, në të cilin shteti vendosi autoritetin vetëm qershorin e kaluar.