“Libohova Kulturë dhe Agroturizëm”, nderohen disa personalitete të bujqësisë dhe zhvillimit rural, promovohet libri i Besnik Ismailatit dhe Jani Raftit
Së shpejti do të prezantohet një aplikacion i ri për agroturizmin. Lajmin e ka dhënë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Libohovë në një aktivitet ku u nderuan disa personalitete ndër vite në sektorin e bujqësisë.
“Libohova Kulturë dhe Agroturizëm”, një organizim që na bëri bashkë për të nderuar disa personalitete në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural ndër vite, por edhe një moment tjetër për t’u njohur me prodhimet fantastike të kësaj zone. Falë politikave tona mbështetëse dhe një pakete të veçantë stimuluese dedikuar agroturizmit, sot kemi mbi 100 pika agroturizmi në të gjithë vendin. Së shpejti ne do të prezantojmë një aplikacion, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes online për këdo që kërkon të provojë shijen e vërtetë shqiptare. Agroturizmi është një formë e re biznesi, por e domosdoshme për të patur zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale dhe sidomos për vende që nuk bëjnë dot bujqësi intensive”, shkruan Çuçi në faqen e tij në Facebook.