Libohova nderon me titullin ‘Qytetar Nderi’ investitorët e fabrikës së ujit në Zagori dhe pilotin veteran (FOTO)
Në Libohovë festohet sonte festa e përvitshme popullore ‘Tradita Libohovite’, e cila mbledh së bashku shumë libohovitë brenda e jashtë vendit, si dhe banorë të zonës përreth. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Bashkia Libohovë akordoi dy tituj ‘Qytetar Nderi’. Së pari u vlerësuan investitorët Sotir Çoni dhe George Andrews, të cilët kanë ndërtuan një fabrikë uji në Zagori, biznes që rikthen shpresën në atë zonë dhe ndihmon ekonominë lokale. Motivacioni për ta ishte:
“ Për kontribut te shquar ne zhvillimin ekonomiko-social dhe human te krahines se Zagories”.
Së dyti u nderua edhe Stefan Kagjini, një ndër veteranët e aviacionit ushtarak. Motivacioni për të ishte:
“Per vlera dhe kontribute te vecanta ne fushen e Aviacionit Ushtarak Shqiptare. Inxhinjer i talentuar dhe novatore, me efektivitet te larte shkencor. Per dekada te tera sherbeu me devotshmeri duke pasuruar me tej traditat ne sektoret ushtarak te aviacionit”.
E pranishme në festë ishte edhe deputetja e zonës, si dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.