Libohova në karantinë nga koronavirusi, nesër prej orës 06:00 nis ndalimi i lëvizjes së automjeteve (Njoftimi)
Duke filluar nga nesër nis ndalimi i qarkullimit të automjeteve edhe në jug të vendit. Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, përmes një njoftimi në Facebook kërkon nga banorët zbatimin e kësaj mase drastike si të vetmen rrugën për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve është për një afat të pacaktuar.
Njoftim❗️
?Në vijim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, duke nisur nga nesër, datë 15 mars 2020, ora 06:00, ndalohet qarkullimi/ lëvizja e automjeteve në akset rrugore kryesore-ndërqytetëse dhe ato rurale, në të gjithë territorin e vendit deri në një afat të pacaktuar.
?Mbyllja e lokaleve/restoranteve, fast food e të tjerë subjekte që ofrojnë shërbime për klientë deri më datë 3 prill 2020.
Përjashtim bëjnë vetëm subjektet që ofrojnë shërbime dhe produkte të domosdoshme si farmacitë, furrat e bukës apo supermarketet/dyqanet ushqimore.
?Janë masa drastike, por të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kjo është një situatë e pazakontë për mbarë botën. Duhet një sakrificë, luftë nervash dhe kurajo e madhe për ta kapërcyer. Është e sigurt se në fund do ia dalim mbanë. Forca!?