Libohova në reformën territoriale
Nga Osman Buzo
Si libohovit shpreh shqetësimin e ligjshëm për ardhmërinë e qytetit , pas ndarjes së re teritoriale, që ka ndërmarë shteti ynë. Mbështesim këtë nismë, për reduktimin e hallkave të pa mbarimta burokratike, që asfiksonin ekonominë e brishtë të shtetit tonë, por na dhemb, ideja se do tjetërsohet qyteti ynë i nderuar. Libohova e mbështetur në malin Bureto që dikur quhej mali i Pellazgut është një nga vend banimet me emër në gjithë kohërat. I ndodhur në zemrën e “Kultures së Melanit” pranë qytetesh si, Antigonea, Adrianopoli, ai është dëshmitari i vetëm që ka parë lindjen dhe mbarimin e atyre qyteteve. Atje janë gjetur vare pagane prehistorike dhe përvec kështjellës egzistuse të kohës së Ali Pashë Tepelenës, në lashtësi ishin dhe dy kështjella të tjera sot të rënuara; njera në Cuprel dhe tjetra në Linua në vendin e quajtur Kalaja, (tek bostani i beut).
Vend nderi kanë edhe varrezat e bejlerëve dhe Shanishasë motrës së Ali Pashë Tepelenës të kërkuara prej turistëve. Sipas një legjende të ardhur nga historianët e lashtësisë, prej Libateonit me emrin” Argjir”, u ndërtua edhe vetë Gjirokastra e cila daton me moshë të re, ndaj Libohovës tonë. Ai është një vend shtetformues. Qytetërimi që është prodhuar nga ai vend është i dukshëm në të gjitha perandoritë, të lindjes dhe të përëndimit. Cështjes kombëtare ai vend i ka dhënë kulturë dhe gjak të pastër heronjsh në cdo kohë.
Në kohën e Zogut ka qënë Nënprefekturë . Ai sot është rindërtuar, prezenca e fëmijve në shkolla dhe toka në këmbë të malit me shumë burime, është një shpresë se ai vend do të ripopullohet. Bashkëjetesa me minoritetin grek dhe krahinat përrreth në organizimet e deritanishme shtetërore ka qënë shëmbullor. Vendi është i bekuar nga vetë perëndia, mbasi në afërsi, në Teqenë e Melanit, thuhet se ka egzistuar “ Dodona”e perëndive Pagane. Ai do të prodhojë për të arthmen sic ka ndodhur në të shkuarën, kulturë, tolerancë dhe harmoni fetare. Libohova të qëndrojë Bashki dhe të mos tjetërsohet. Kjo kërkesë e ligjshme e imja si ish kryetar i shoqatës “Avni Rustemi “Gjirokastër le ti bashkohet asaj të komunitetit libohovit.