Libohovë, babai qëllon vajzën me thikë, arrestohet nga policia
August 25, 2018

Nga punonjësit në Postën e Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Piro Bane, 68 vjeç, banues në Libohovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.