Libohovë, ndërhyrje në sinjalistikën horizontale të rrugëve (FOTO)
August 3, 2016

Me përfundimin e ndërhyrjes së pjesëshme në rrugën zbritëse nga Libohova dhe në aksin nga Sofratika drejt Libohovës, prej dy ditësh ka vijon puna për pajisje e rrugëve me sinjalistikë horizontale.
Siç shihet nga fotot që sjell Libohova Online, rrugët po vijëzohen për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve. Mësohet se vijëzimi do të kryhet në të gjithë segmentin, ndonëse jo në të gjithë gjatësinë e tij pati shtresë të re asfalti.
Ndërhyrja është kryer nga kompania private e cila ka fituar tenderin nga Drejtoria e Rrugëve, për mirëmbajtjen e rrugëve të Libohovës.
|Libohova Online|