Libohovë, ngordhin nga antraksi 10 kokë dele në fshatin Bulo
July 2, 2019

10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në fshatin Bulo në bashkinë e Libohovës. Mësohet se shkak i ngordhjes së tyre është bërë sëmundja e Antraksit ose siç njihet ndryshe plasja.
Vatra e re kësaj sëmundje ka vënë në alarm sektorin e veterinarisë në Gjirokastër, të cilët kanë bërë vaksinimin e tufës dhe izolimin e zonës. Landi Dame, përgjegjës i sektorit të veterinarisë konfirmoi se situata po mbahet nën kontroll.
Kujtojmë se kjo sëmundje ka shkakatuar dëme të mëdha në sektorin blegtoral në Gjirokastër vitet e kaluara. Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së kësaj sëmundje infektive.