Libohovë, nxënësit mbështesin aksionin kombëtar për pastrimin e ambientit
November 21, 2014
Aksioni kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë” i ndërmarrë nga Green Line Albania nuk ka kaluar në heshtje as në Libohovë. Nxënës të shkollave e përkrahën këtë nismë dhe që në orët e para të mëngjesit dolën në terren për të pastruar zona të ndryshme nga mbetjet urbane. Më shumë aksioni është simbolik dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të ambientit.
Sivjet është viti i dytë që organizohet ky aksion kombëtar. Green Line Albania synon ta kthejë në një ngjarje të përvitshme për të kthyer kështu vëmendjen e publikut ndaj mjedisit, si një çështje që na përket të gjithëve.