Libohove, perrenj te mbushur me plehra
Ndotja nga mbetjet urbane mbetet nje problem per Libohoven, ndoshta jo ne nivele alarmante sic mund te jete ne qytete te tjera, por serish kerkon nderhyrje. Ne lagje te ndryshme te qytetit ka perrenj dhe vende te ndryshme te mbushura me gjithefare mbeturinash. Keto te fundit dergjen aty prej vitesh dhe nderkohe banoret vazhdojne t’i hedhin serish ne po te njejtin vend.
Nga ana tjeter askush nuk kujtohet te pastroje keto perrenj dhe te vendose koshat, ku banoret te hedhin mbetjet e tyre. Libohoves i mungon nje land fill, per grumbullimin dhe perpunimin e mbetjeve urbane. Te gjitha mbetjet depozitohen ne nje perrua me te madh, qe njihet me emrin “Perroi i Taxhos”. Aty, nje pjese digjet e tjetra dekompozohet duke shkaktuar nje ndotje per zonen perreth, ndotje qe shkon permes ujit deri ne liqen.