Libohovë, rruga në zbritje e bllokuar për dy ditë
Rruga zbritëse nga Libohova, segmeni nga rrapi deri te ish-reparti ushtarak është i bllokuar prej dy ditësh.
Bashkia Libohovë thotë se në këtë segment po kryhen punime nga Drejtoria Rajonale e Rrrugëve Gjirokastër, ndërsa kërkon mirëkuptim prej qytetarëve.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Rrugëve Gjirokastër ka nisur prej dy ditësh një ndërhyrje të pjesëshme në rrugën zbritëse të Libohovës, e cila është amortizuar ndër vite. Për shkak të këtyre punimeve rruga do të qëndrojë e bllokuar për të paktën edhe gjatë ditës së sotme.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve. Përkohësisht zbritja do të bëhet nga segmenti rrugor i dedikuar vetëm për ngjitje.
Lusim drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.