Libra falas për nxënësit/ Kumbaro në Nepravishtë, Golemi në Gjirokastër (FOTO)

Në prag të vitit të ri shkollor, deputetët e qarkut Gjirokastër kanë nisur shpërndarjen e librave falas në mënyrë simbolike tek disa nxënës, për të komunikuar në këtë mënyrë nismën e qeverisë, e cila aplikohet për herë të parë. Pas deputetit Bledi Çuçi javën e shkuar, kësaj jave janë deputetët Flamur Golemi e Mirela Kumbaro që kanë shpërndarë tekstet tek nxënësit. Golemi kishte zgjedhur të shkonte në dy familje, në Gjirokastër dhe Lunxhëri, ndërsa ministrja Kumbaro ishte në shkollën e Nepravishtës në Libohovë. E shoqëruar nga kryebashkiakja Luiza Mandi, ajo dha tekste falas tek nxënësit e këtij fshati. Ministria e Arsimit ka vendosur detyrimin që nxënësit t’i mirëmbajnë tekstet, në mënyrë që ato të jenë të përdorshme edhe për vitin tjetër.
© Libohova Online