Lidhet kontrata, gati rikonstruksioni i rrugës së Fushë Nepravishtës
June 4, 2018
Punimet për rikonstruksionin e rrugës nga Kthesa e Nepravishtës në Fushë Nepravishtë pritet të nisin së shpejti. Bashkia Libohovë ka lidhur para disa ditësh kontratën me kompaninë fituese. Sipas njoftimit ky investim i financuar nga buxheti i shtetit është rreth 100.4 milionë lekë të vjetra. Punimet do të kryhen nga kompatitë ‘Bo Avduli Sh.p.k dhe Bahas Sh.p.k’.