Ligji i plehrave, emrat e deputetëve shkruhen edhe në koshat e Gjirokastrës (FOTO)
September 25, 2016
Thirrjes së Ben Blushit në Kuvend për të shkrur në koshat e plehrave emrat e deputetëve që do të votonin ligjin për importin e plehrave i janë përgjigjur edhe në Gjirokastër.
Në shumë prej koshave të qytetit ishin shkruar emrat e deputetëve të majtë. Aksioni është kryer nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në kosha ishin edhe emrat e Vangjel Tavos, Ilir Metes e Arben Ahmetajt, ndonëse këta të fundit nuk figurojnë në listën e atyre që votuan ligjin për importin e plehrave.
Duke qenë se emrat u shkruan nga të rinjtë e FRPD, afërmendsh nëpër kosha nuk ishte shënuar asnjë emër i deputetëve të opozitës, ndonëse shumë prej tyre votuan pro importit të plehrave në vitin 2013 kur në pushtet ishte PD.