Ligji i ri për minoritetet, ministri Bushati të shtunën takim me banorët në Dervician
November 2, 2017

Disa javë pas miratimit në Kuvend të ligjit për minoritetet, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vjen këtë fundjavë në Dropull për takime me minoritetin, ku do të prezantojë para tyre ligjin e ri dhe avantazhet që ai krijon për pakicat në vendin tonë.
Bashkë me Bushatin në takim do të marrë pjesë edhe zv.ministrja, Artemis Dralo, e cila ishte kandidate për deputete në Dropull. Takimi do të organizohet të shtunën në fshatin Dervician.
Me ligjin e ri për minoritetet, në Bashkinë Dropull dhe Bashkinë Finiq zyrtarizohet greqishtja si gjuhë e dytë zyrtare.