Lista e Gjirokastrës/ Pasi ngatërroi emrin e babait, flet Tavo: Të hënën do firmos lënien e mandatit
Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ndonëse ka firmosur dorëheqjen nga mandati, mbetet sërish deputet.
Tavo ka ngatërruar emrin e babait, ndërsa akuzon Kuvendin për papërgjegjshmëri. Ai shprehet se është një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por në pasaportë e ka të shkruar Llambi
Duke folur për mediat nga Këlcyra, Tavo tha se të hënën do të paraqitet në Kuvend, për të rifirmosur lënien e mandateve, pasi sipas tij ka qenë ndër të parët që ka qenë pro këtij vendimi.
“Kam qenë nga të parët që e kam firmosur vendimin për të hequr mandatet, si ka mundësi që nuk është parë nga Komisioni i Mandateve? Ka një papërgjegjshmëri nga ana e Kuvendit, unë jam në Këlcyrë dhe do të jem në Tiranë të hënën, dhe gjëja e parë që do të bëjë është të rinis procedurat. Unë jam absolutisht për lënien e mandateve dhe do të paraqitem sërish të hënën”, u shpreh Tavo