Lista e profesioneve që tradhtojnë në shumë
Vendet moderne të punës janë të mbushura me drama, thashetheme dhe afera të zemrës. Prandaj, një anketim i ri ka kërkuar nga 5,658 gra të tregojnë për profesionet më kurorëshkelëse. Në fillim të listës gjenden personat e punësuar në banka dhe shitblerësit e aksioneve. Këto janë profesionet ku partnerët tradhtojnë më së shumti, sipas renditjes:
– Profesionet financiare (personat e punësuar në banka, shitblerësit e aksioneve, analistat etj.)
– Profesioni i aviacionit (pilotët, stjuardesat etj.)
– Profesioni i shëndetësisë (doktorët dhe infermieret)
– Bizneset (drejtorët, menaxherët dhe sekretaret)
– Sportistët (atletët, trajnerët etj.)
– Artistët (këngëtarët, modelet, aktorët, fotografët etj.)
– Industria e jetës së natës (DJ-ët, vallëzuesit dhe kamerierët)
– Personat e profesionit ligjor (avokatët, sekretaret, gjyqtarët, prokurorët etj.)
– Profesioni i komunikimit (gazetarët, zyrtarët e marrëdhënieve publike etj.)
/Telegrafi/