Lorik Cana zyrtarizon sot kalimin te klubi i ri
August 31, 2015
Është gjithçka e përfunduar dhe mungon vetëm firma e lojtarit.
Kështu janë shprehur sot drejtuesit e Nantes në Francë lidhur me kalimin e Lorik Canës në ekipin francez.
Pasditen e sotme Cana pritet të hedhë firmën që e rikthen në Francë pas shumë vitesh që prej largimit të tij nga Marseja.
Cana largohet kështu nga Lacio me të cilën megjithëse militoi për disa vita asnjëherë nuk u shndërrua në titullar fiks.