Lotaria Amerikane/ Ambasada publikon datën kur nisin aplikimet
Për ata që janë të interesuar të ikin në Amerikë aplikimet për Lotarinë Amerikane nisin në datën 3 tetor të këtij viti. Ambasada amerikane ka publikuar në faqen e Facebook njoftimin për çeljen e lotarisë pas ekzaktësisht 12 ditësh, si dhe ka këshilluar të gjithë të interesuarit.
“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, – shkruan Ambasada Amerikane në faqen e Facebook.
Departamenti i Shtetit amerikan njoftoi pak ditë më parë se edhe për vitin 2018 do të jenë në dispozicion 50 mijë viza për të gjithë shtetasit në botë, ku pjesë është edhe Shqipëria. Si çdo vit, edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë në dorë të shortit kompjuterik. Aplikimi për vizat 2018-2019 fillon në datën 3 tetor 2017 dhe data e fundit e aplikimit do të jetë 7 nëntori i po këtij viti.