LSI konfirmon Zamira Ramin për Bashkinë Gjirokastër
April 11, 2015
Sikundër edhe pritetj prej kohësh, Zamira Rami do të jetë kandidatura e LSI-së për Bashkinë e Gjirokastrës. Zyrtarizimi i emrit të saj është bërë sot nga Klajda Gjosha, ministrja e Integrimit Europian, që vjen nga radhët e LSI-së.
Pas marrëveshjes Rama-Meta, Bashkia Gjirokastër iu la Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zamira Rami ka përballë Igli Kokalarin, i mbështetur nga Partia Demokratike. Edhe pse u fol fillimisht se PD do të kandidonte ish-prefekten Mimoza Çomo, më pas u konfirmua emri i Kokalarit.