LSI përkujton intelektualin Vasil Laboviti, me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Gjirokastrës,
Degët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim në Gjirokastër vazhdojnë organizimin e aktiviteteve në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit. Si pjesë e aktiviteteve për 18 shtatorin, Ditën e Çlirimit të Gjirokastrës, LSI dhe LRI kane organizuar një vizitë në shtëpinë e një prej intelektualeve të njohur të Gjirokastrës, kontributi i të cilit mbetet krejt i veçante gjatë luftës. Bëhet fjalë për intelektualin Vasil Laboviti, i cili shpëtoi nga pushkatimi i nazistëve rreth 80 burra e djem gjirokastrite.
Prefektja e Qarkut Zamira Rami, kreu i LSI – se lokale Armand Mamani dhe nje grup te rinjsh te Levizjes Rinore per Integrim kane bere nje vizite ne shtepine e doktorit te njohur. Do te mjaftonte plagosja nga rezistenca antifashiste e dy ushtarakeve gjermane te cilet ishin pararoja e ushtrise naziste qe do te pushtonte Gjirokastren, qe nje kompani gjermane te ndermarre masen ndeshkuese te pushkatimit te burrave dhe djemve gjirokastrite te cilet i mblodhen ne kafenete, dyqanet dhe rruget e qytetit. Komunikimi ne gjermanishrt i doktor Vasilit i cili sqaroi komanden gjermane se ushtarakeve te plagosur ju ishte dhene ndihma e duhur dhe ata ndodheshin te shtruar ne spitalin e qytetit beri qe burrat dhe djemte e Gjirokastres te ktheheshin shendoshe e mire ne shtepite e tyre.Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e LRI-se keto kujtime erdhen te fresketa si dikur nga nje prej bashkepunetoreve te doktor Vasilit, zotit Kanan Zano.
Nderkohe edhe vajza e doktorit pruri per te pranishmit kujtime te babait te saj dhe kontributit te tij jo vetem ne sherbim te qindra pacienteve por edhe ne Luften Nacional Clirimtare duke kuruar me dhjetra partizane te plagosur. Me pas aktiviteti I Levizjes Rinore per Integrim ka vijuar ne parkun e Viroit ku pas ndezjes simbolike te zjarrit te rinjte kenduan kenge partizane./KJ