LSI rrezikon më shumë se kurrë, Tavo kalon në delir: S’kemi me kë përballemi në zgjedhje
May 28, 2017
Gjatë një takimi elektoral ma banorët e lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, kryesuesi i listës së LSI-së, Vangjel Tavo ka lënë mënjanë modestinë edhe është përpjekur të bëjë diversion, duk u shprehur se nuk ka me kë të përballet në këto zgjedhje.
“Duhet që sot forcat politike të përfaqësoheshin me njërin nga kandidatët që kishin këto 4 vite, në mënyrë që të kishim mundësi të përballemi. Nuk kemi me kë të përallemi, sinqerisht po ua them”, është shprehur Tavo.
Ndërkohë që pas marrëveshjes Rama-Basha, LSI dhe partitë e tjera rrezikojnë jashtë mase. Në qarkun Gjirokastër LSI ka të rrezikuar edhe një mandat, ndërsa është objektiv gati i pamundur që ajo të fitojë mandatin e dytë.
/ArgjiroLajm.net/