Lubonja largohet nga Tv Klan për te Agon Channel
March 23, 2015
Me afrimim e fushatës elektorale edhe lëvizjet në media janë bërë më të shpeshta.
E tillë është edhe lëvizja që ka kryer analisti Fatos Lubonja, i cili ka vendosur të mos jetë më si i ftuar në emisionet e të tjerëve, por të bëjë një emision të vetin.
Kështu Lubonja ka pranuar një ofertë të bërë nga televizioni Agon Channel, ku do të ketë edhe emisionin e tij.
“Këndi i Lubonjës”, do të jetë emisioni që do të transmentohet në televizionin Agon pas edicionit qëndror të lajmeve.
Analisti Fatos Lubonja ka qenë një ndër të ftuarit të përhershëm të emisionit “Opinion”, të Blendi Fevziut.