Luftëtari kërkon fitoren përballë Kukësit të Milinkoviç
Pas asaj fitoreje të bujshme ndaj Partizanit në Gjirokastër, ku Luftëtari shënoi një të tretën e totalit të golave në këto 15 javë, skuadra e Likës është mjaft e karikuar dhe synon t’i bëjë një surprizë edhe Kukësit.
Për herë të parë grupi i futbollistëve është i plotë. Trajneri Hasan Lika do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Albano Aleksi, i cili ka shlyer pezullimin nga kartonët, si dhe uruguaianin Toledo, që është riaftësuar plotësisht.
Me entuziazmin e fitores ndaj Partizanit dhe me një grup të plotë, gjirokastritët e presin plot besim transfertën e Kukësit, ku synojnë rezultatin pozitiv. Luftëtari është ngritur ndjeshëm në javët e fundit dhe sulmi i tij tashmë është i frikshëm për çdo kundërshtar. Abazaj, Bregu e te tjerë janë në superformë.