Luftëtari mundet në Tiranë, humbasin edhe 200 mijë euro nga Tavo

Tirana del sërish jashtë zonës së ftohtë të renditjes por në javën e fundit do të ketë një finale të vërtetë me Vllazninë, me Superioren që do të humbasë një tjetër emër të madh. Bardheblutë morën një fitore në “Selman Stërmasi” 2-0 ndaj Luftëtarit duke rigjetur në një moment delikat dhe një mbështëtetje më të madhe nga tifozët, përfshi dhe atyre të vecantë. Ede dhe Merveil ishin lojtarët që vendosi sfidën me nga një gol në fundin e cdo pjese.

Skuadra e Josës luajti një 90 minutësh të kujdesshëm përballë një Luftëtari që luftonte për Europën duke u përpjekur të rrezikojë atëherë kur ju dha mundësia, sin ë minutën e 19-të me Moise, apo me Merveil në të 42-tën nga jashtë zonës. Gjithsesi moment më I rëndësishëm ishte ai I minutës së 45-të kur Lika pasoi në qendër për Ede që shënoi në kundërsulm. Pjesa e parë munb të mbyllej me një epërsi të dyfishtë por Ruci shpëtoi të tijtë. Në pjesën e dytë bardheblutë u përpoqën të menaxhonin epërsinë duke I lejuar pak hapësira gjirokastritëve, aq sa rasti I parë në këtë fraksion u regjistrua në të 67-të me Merveil që goditi mbi portë. Gjithsesi Merveil goditjen e saktë e kishte ruajtur për në 84-trën kur dërgoi sërish në rrjetë duke vendosur në kasafortë 3 pikët për bardheblutë.

Një sukses I rëndësishëm për Tiranën, që mbetet ende në garë për mbijetesën por në Shkodër në javën e fundit do t’i nevojitet një fitore ndaj Vllaznisë për të mbijetuar, me Superioren që është e sigurtë se vitin e ardhshëm nuk do të ketë më derbin e Shqipërisë. Në rast qoftë edhe barazimi me Tiranën, presidenti i Luftëtarit kishte premtuar një premio prej 200 mijë eurosh për ekipin./ss