Luftëtari ndal edhe Kukësin, tension dhe polemika në Gjirokastër
Luftëtari duket se është një prej ekipeve më në formë në kategorinë Superiore, duke e treguar këtë jo vetëm me lojën e treguar, por edhe me rezultatet e arritura.
Këtë javë edhe pse ishin përballë ekipit që kryeson renditjen, ata arritën të marrë një pikë nga ky takim, në një barazim 2-2.
Ndeshja është shoqëruar nga fillimi deri në fund nga një tension u dukshëm në dyluftimet e ashpra mes lojtarëve.
Rexhinaldo kaloi në minutën e 5-të Luftëtarin në avantazh pas një aksioni totalisht personal, por në minutën e 36 Imami fitoi një penallti të diskutueshme dhe Pejiç barazoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte Emini që përmbysi rezultatin në minutën e 65 pas një kombinimi perfekt me Kariokën, por në të 87-n ishte Rrapo që riktheu baraspeshën me një supergol me të majtën nga jashtë zonës.