Luhatjet e tensionet, në dhjetra familje dëmtohen pajisjet elektroshtëpiake
February 2, 2015
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit në qarkun e Gjirokastrës kanë dëmtuar pajisjet elektroshpiake në shumë familje. Nga ana tjetër ka pasur edhe raste kur takim-stakimet e korrentit, kanë shkaktuar vatra zjarri.
Një e tillë u regjistrua sot në familjen Balliu në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, ndërsa ekspertët dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Dëmtime në pajisjet shtëpiake janë regjistruar edhe në shumë familje të Libohovës, ku një natë më parë energjis elektrike ishte shumë e dobët, nën 220 volt sa është optimalja.