Luiza Mandi në takim me banorët e Bulos, i pranishëm edhe ministri Ahmetaj [FOTO]
Pas takimit të mbrëmshëm me gra në Libohovë, kandidatja e koalicionit të majtë ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në fshatin Bulo. Ajo shoqërohej edhe nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Mandi dhe Ahmetaj dëgjuan disa prej problemeve kryesore të banorëve të këtij fshati dhe shprehën angazhimin për zgjidhjen e tyre sapo Bashkia e re e Libohovës të fitohet nga të majtët.
Ndër problemet kryesore që banorët shtruan ishin rruga e parikonstruktuar prej vitesh, pastrimi i kanaleve kulluese dhe subvencionet për bujqësinë.
Ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij vlerësoi kandidaturën e Luiza Mandit dhe kërkoi prej banorëve të Bulos mbështetjen e saj me votë në 21 qershor. Sipas tij qeveria do të mbështesë të gjitha projektet që Bashkia Libohovë e drejtuar prej Mandit do të paraqesë për financim.
Ai evidentoi edhe njëherë perspektivën e re që krijon për më shumë investime publike reforma e re territoriale. Ky nuk është takimi i parë i Luiza Mandit në Bulo. Më herët ajo ka qenë e pranishme në këtë fshat, në takime derë më derë me banorët.