Luiza Mandi takohet me banorë të fshatrave rreth Libohovës [FOTO]
Kandidatja e së majtës për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, vijon takimet me qytetarët në fshatra rreth Libohovës, që me ndarjen e re do të jenë pjesë e kësaj bashkie. Së fundmi ajo është ndalur në Labovën e Kryqit, Labovën e Sipërme dhe Stegopul.
Kjo fazë e parë takimesh është një lloj prezantimi që Mandi bën si kandidate para banorëve të këtyre zonave, edhe pse për hir të së vërtetës shumica e njohin pasi prej gati dy dekadash ajo shërben si mjeke në këtë zonë dhe gëzon një reputacion të mirë. Po kështu në këto takime të para, Mandi dëgjon prej banorëve problematikën më kryesore që ata kanë, në mënyrë që më pas ta reflektojë në programin apo prioritetet e punës së saj.
Takimit do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në fshatra të tjerë të zonës, pa lënë mënjanë Libohovën si qendra e kësaj njësie vendore, që ka edhe numrin më të madh të votuesve.