Luiza Mandi vijon takimet me qytetarët. Kësaj here ndalet në fshatin Bulo

11201330_10204084849977064_774176849_oKandidatja e së majtës për Bshkinë Libohovë, Luiza Mandi, vijon takimet me qytetarë në në kuadër të fushatës elektorale. Jo vetëm takime për t’u njohur me problematikën e zonës dhe për të marrë kontakt direkt me qytetarët, por edhe për të asistuar në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Së fundmi ajo ishte në fshatin Bulo, ku ndoqi nga afër ndërhyrjen e teknikëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për zhvendosjen e një shtylle tensioni, e cila ishte fare pranë një fushe futbolli. Shtylla qëndronte aty prej vitesh, duke rrezikuar jetën e të rinjve që luanin futboll. Mandi prej disa ditësh ka ndërmarrë një tur takimesh nëpër të gjithë zonën, ku si fillim njihet me problematikën, për t’u rikthyer sërish më vonë me angazhime konkrete se si do të zgjidhet kjo problematikë.

gdfhgfdfhgfhjgsdfdgfhgf