Lulzim Basha vizitë në Libohovë, pritet nga militantët e PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon turin e takimeve të pas 30 qershorit në Shqipëri. Sot pas takimit në Konispol, Basha ndaloi për një vizitë edhe në Libohovë. Ai u prit nga militantë dhe drejtues të PD-së.
Bashkë me të ishin edhe ish-deputetët Tritan Shehu e Ervin Salianji, si dhe kryetari Dasho Aliko. Basha tha gjatë fjalës së tij se Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja. Ai foli për shembjen e Teatrit Kombëtar si një aferë të qeverisë, ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit i cilësoi të paligjshme.
Turi i ri i takimeve të Bashës nëpër Shqipëri është një raund i ri i përfilljes së militantëve të PD-së, për t’i mbajtur të bashkuar dhe të motivuar njëkohësisht, pas dështimit të protestave të njëpasnjëshme ku ai premtonte rrëzimin e Edi Ramës.
©Libohova Online