“Lumë” droge në Qarkun Gjirokastër, policia asgjeson 2 152 rrënjë kanabis
Qarku i Gjirokastrës vijon të mbetet një nga më problematikët sa i përket kultivimit të kanabis sativa. Pas pastrimit të Lazaratit, bima narkotike po kultivohet në zona të tjera të këtij qarku. Gati përditë policia kryen operacione për asgjësimin e saj.
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjësimin e 1.100 rrënjëve bimë narkotike Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Mollët” në fshatin Golëm Gjirokastër.
Po gjatë ditës së djeshme,nga strukturat e policisë së Komisariatit Tepelenë u gjetën dhe u asgjesuan 1.140 rrënjë bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Lisi i Pelivanit”, lagjia Çorraj, fshati Gllavë, Tepelenë.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.