Lumë droge, policia e Gjirokastrës kap 3.2 ton marijuanë brenda një dite
Pas sekustrimit të 1 ton marijuanë mëngjesin e sotëm në stanet e Kurveleshit, Policia e Gjirokastrës ka vijuar operacionin antidrogë edhe në orët e pasdites.
Raportohet se po në Kurvelesh janë sekuestruar edhe 2.2 ton marijuanë, duke e cuar në 3.2 ton sasinë totale brenda ditës së sotme. Sipas Policisë lënda narkotike ishte në formë boce në proces tharje në një stan në vendin e quajtur Llufa në Kurvelesh. Droga ishte kultivuar në katër parcela dhe pas sekuestrimit u asgjësua në vend.
Ndërkohëë që policia thotë se poseduesit e saj janë 4 të rinj nga qarku Gjirokastër, të cilët mundën të largohen në mal, por që është arritur të identifikohen. Policia vijon operacionin për kapjen e tyre. Sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ishte edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Renda Ardian Çipa.
Ata zhvilluan takime me kreret e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.