Mafia dhe droga në Shqipëri, Lazarati pjesë e dokumentarit të televizionit gjerman (VIDEO)
Kanabisi në Shqipëri është një industri miliarda eurosh i mafias. Ky shtet i vogël ballkanik është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë, shkruan Deutsche Welle. Gjigandi gjerman i informimit, i ka kushtuar një film dokumentar prej 43 minutash kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë. Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë. Në dokumentar gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare. Ata kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër.
Po kështu kanë intervistuar që nga kryeministri Edi Rama deri tek qytetarë të thjeshtë apo gra që kanë punuar në industrinë e kanabisit. Oficeri në azil Dritan Zagani, gazetari Artan Hoxha, e plotë të tjerë janë pjesë e dokumentarit, raporton Opinion.al. Ndër të tjera thuhet se autoritetet shqiptare të ndihmuara nga Guardia Di Finanza italiane po tentojnë të luftojnë kartelet e drogës. Pjesë e dokumentarit është edhe fshati Lazarat, i cili deri në vitin 2014 konsiderohej si kryeqyteti i kanabisit në Evropë. Shihni dokumentarin në videon më poshtë.