Makina përplaset me pemën, dy të plagosur nga Gjirokastra

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Sarandë, pranë Bistricës. Burime të ArgjiroLajm.net te Policia e Sarandës, thonë se të plagosur kanë mbetur dy shtetas, banues në Gjirokastër. Ata janë shoferi F.B, 65 vjeç dhe pasagjeri F.Z, 64 vjeç. Por si ka ndodhur ngjarja? Duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, shtetasi F.B është përplasur me një pemë. Për pasojë është plagosur ai vetë dhe pasagjeri. Ata ndodhen në spital ku marrin ndihmën mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e Sarandës po heton shkaqet e aksidentit.