Maksim Hoxha emërohet drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër
June 1, 2021
Maksim Hoxha është emëruar sot në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e Targa-Patentave. Emërimi është bërë nga drejtori i përgjithshëm, Blendi Gonxhe. Maksim Hoxha mban njëkohësisht detyrën e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe i bordit të Universitetit “Eqrem Çabej”. DRSHTRR Gjirokastër ishte pa drejtues prej disa muajsh, që prej momentit kur u nda nga jeta për shkak të Covid 19, Edi Pesha