Mandi apo Çomo, gara për Bashkinë Libohovë “zbret” në Facebook

election-facebook-likes-2Pas zyrtarizimit të kandidaturave për Bashkinë e Libohovës, kandidatët Altin Çomo e Luiza Mandi kanë nisur takimet gati të përditshme me qytetarët. Por përveç fushatës në terren dhe në kontakt direkt me njerëzit, kandidatët po shfrytëzojnë edhe rrjetin social Facebook.

Që të dy kanë një faqe përmes së cilës herë pas here përçojnë mesazhe të ndryshme te mbështetësit, si dhe pasqyrojnë takimet që zhvillojnë me qytetarët. Nga ana tjetër, janë edhe vetë ndjekësit e tyre në këto faqe që herë pas here hapin diskutime për cështje të ndryshme që lidhen me zonën. Sigurisht që nuk mungojnë edhe kritikat apo edhe ndonjë koment negativ.

Ajo që bie në sy, po të shikosh me kujdes faqet e dy kandidatëve, ka jo pak profile me emra të rremë që përfshihen në diskutim. Për fat të keq, ndjenja e frikës dhe dëshira për të mos u identifikuar i shtyn shumë njerëz në këto kohe fushate të komentojnë me profile anonimë. Këto të fundit, u japin mundësi të flasin hapur dhe t’i thonë ankesat pa u rezervuar fare. Në linqet e mëposhtëm mund të ndiqni kandidatët në faqet e tyre respektikve.

Luiza Mandi  https://www.facebook.com/LuizaMandi

Altin Çomo  https://www.facebook.com/profile.php?id=100009335237191&fref=ts