Marrëveshja për bashkitë, LSI-ja merr Gjirokastrën
Marrëveshja konsiston në ndarjen e bashkive kryesore ku sipas informacioneve LSI ka marrë bashkinë e Lezhës, Kukësit, Beratit, Lushnjes, Bulqizës dhe Gjirokastrës.
Ndërkohë në bashkitë e tjera pritet të kandidojnë përfaqësues të Partisë Socialiste. Prej kohësh dy aleatët pasi kishin pohuar se dalin me kandidatë të përbashkët dhe ishin në negociata për kandidatët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Nën siglën e së majtës në Bashkinë Lezhe pritet rikandidimi i Viktor Tushajt, i cili prej dy mandatesh e drejton këtë njësi vendore. Mandatin e fundit ai e fitoi bashkinë pas koalicionit që Lëvizja Socialiste për Integrim bëri më Partinë Demokratike, asokohe në pushtet.
Edhe në bashkinë Kukës pritet rikandidimi i Hasan Halilajt, i cili tashmë nën siglen e Lëvizjes socialist për integrim kërkon një mandat të tretë për drejtimine kësaj njësie vendore.
Hasan Halilaj është zgjedhur për dy mandate kreu i bashkisë Kukës nën siglën e Partisë Demokratike, ndërsa dy vite më parë ai vendosi të braktistë PD për t’ju bashkngjitur LSI-së.
Sakaq përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në emër të aleancës së të majtëve do kandidojnë në bashkitë, Gjirokastër, Lushnje dhe Berat. Këto njësi vendore prej vitesh drejtohen nga përfaqësuesit e Partisë Socilaiste, konkretisht Flamur Bime në Gjirokstër, Fatos Tushe në Lushnje si dhe Fadil Nasufi në Berat. Sakaq LSI do ketë zonë të lirë edhe në bashkinë e Bulqizës,e cila njihet si bastion i Partisë Demokratike.