Marrëveshja Rama-Basha, shkarkohet bashkëshortja e Vangjel Tavos
May 18, 2017
Përveç 7 ministrave që largohen nga qeveria, për t’u zëvendësuar me persona të tjerë jo politikë, marrëveshja e mbrëmshme Rama-Basha parashikon edhe largimin e disa drejtorëve të rëndësishëm.
Mes atyre që largohen është edhe Suela Popa, bashkëshortja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo.
Ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. (AZHBR)
Më poshtë emrat e drejtorëve të tjerë.
- Drejtori i OSHEE, Ardian Çela
- Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Artan Lame
- Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho
- Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Miklovan Kopani
/ArgjiroLajm.net/