Masa të rrepta sigurie në Kakavijë, oficerë civilë dhe agjentë të SHISH shkojnë në Bularat (FOTO)
Policia shqiptare ka shtuar masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, prej nga ku mbërrijnë autobusa me shtetas greke që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ekstremistit Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit 10 ditë më parë. Agjentë të policisë kufitare, të policisë së rendit dhe FNSH-së janë stacionuar në Kakavijë që prej ditës së djeshme. Cdo person që hyn në Shqipëri skanohet mirë, nuk u lejohen simbolet nacionaliste dhe nëse paraqet rrezikshmëri kthehet pas. Ndërkohë mësohet se në fshatin Bularat ku do të mbahet ceermonia mortore nuk do të ketë prezencë të policisë me uniformë, por vetëm agjentë civilë. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Varrimi është parashikuar sot në orën 13:00.