Matura Shteterore, 6.7 nota mesatare. Sot publikohet A2
Teksa ishte duke raportuar ne Komisionin Parlamentar te Arsimit dhe Medias per Maturen Shteterore, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla tha se tashme ky proces eshte larguar nga pazaret dhe shitja e tezes rrugeve si dhe jane penalizuar ata qe tentuan te kopjojne, nderkohe qe eshte berr kallezim penal per disa mesues. Sipas saj kalueshmeria vjetore ishte ne masen 67% ndersa nota mesatare 6.7.
Ajo theksoi se ministria ka hartuar programe ndihmese ne menyre qe rezultatet e provimeve ne sesionin e dyte te jene me te larta. Kete vit Matura Shteterore regjistroi mbi 10 mije mnetes ne te gjithe vendin. Ne qarkun e Gjirokastres, gati gjysma e maturanteve rezultuan mbetes, ndersa ne gjimnazin “11 Shkurti” ne Libohove kishte 22 mbetes. Me heret eshte njoftuar prej ministrise se nuk do te kete formular A3, ndersa A2 pritet te publikohet sot.