Mbërrijnë në Libohovë materialet zgjedhore, KZAZ-ja vendoset pranë ish-kinemasë
June 19, 2015
Ndërsa pasnesër është dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë bazën materialet zgjedhore pranë çdo Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që do të përdoret nga KZAZ-të, QV-të, dhe Grupet e Numërimi.
Materialet kanë mbërritur edhe në Libohovë dhe janë vendosur në ish-kinemanë e qytetit, ku ruhen me efektivë të policisë.
Pikërisht këtu do të jetë edhe KZAZ-ja e Bashkisë Libohovë, e cila do të merret me administrimin dhe numërimin e votave për këtë bashki. Nga 7158 banorë që ka Bashkia Libohovë, të drejtën e votës e kanë vetëm 5082 persona.