Mbërrin dimri i vërtetë; reshje dëbore dhe ulje drastike e temperaturave
Kapucët, dorezat dhe shallet do të jenë aksesorët më të rëndësishëm ne këto ditë të fundit të vitit, pasi reshjet e dëborës pritet të mbulojnë gjithë vendin.
Festat e fundvitit pritet të jenë të ftohta, por të shoqëruara edhe me reshje shiu e dëbore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ulje të ndjeshme të temperaturave që do të nisin që këtë të shtunë me temperatura nën zero gradë.
“Reshjet e dëborës, ditën e hënë, por edhe të martën do të prekin edhe zonat e ulta, deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Pra thuajse vetëm vija bregdetare do të mbetet pa reshje dëbore. Temperaturat do të kenë një rënie ekstreme. Të martën do të ndërpriten reshjet e dëborës, por do të ketë rënie të mëtejshme të temperaturave që do të jenë negative edhe në vlerat maksimale”, thotë Rezarta Xhakollari, meteorologe.
Reshjet e dëborës në fillim të javës, kur temperaturat do të pësojnë një ulje tjetër të ndjeshme, do të zbresin deri në lartësinë 100 metra mbi nivelin e detit.
Meteorologët shprehen se viti i ri parashikohet të jetë i ftohtë