Mbërrin në Bularat arkivoli me trupin e Kacifas, varrimi nesër në orën 13:00
11 ditë pasi u vra në përplasjen me armë me forcat Speciale RENEA, trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas iu rikthye familjarëve për cerenmoninë mortore. Në orët e para tëmëngjesit, trupi i 35 vjeçarit u tërhoq nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku i riu iu nënshtrua një riekspertimi të plotë për llogari të hetimit.
Prej orëve të para të mëngjesit, trupi është mbajtur në fshatin Zervat, ku sipas burimeve po përgatitet edhe varrimi sipas riteve fetare. Ndërsa rreth orës 15:28 të pasdites, trupi i pajetë i 35-vjeçarit mbërriti në banesën e familjes Kaçifa, ku dyert e mortit janë çelur që ditën e ngjarjes.
Përcjellja drejt banesës së fundit të Kaçifes është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 13:00 në Bularat, ku sipas raportimeve të mediave greke mund të jenë deri në 2000 persona të ardhur nga Greqia. Ndaj Policia e Shtetit ka marrë masa për monitorimin e rreptë të gjithë ceremonsë. Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.
Në fshatin Bularat, ndërkohë këtë të mërkurë ka vetëm heshtje. Familja nuk i pranon mediat shqiptare në shtëpi, ashtu siç ka bërë përgjatë 10 ditëve, ndërsa edhe banorët që qëndrojnë në qëndër të fshatit hetizojnë të flasin më për ngjarjen dhe debatet që ajo shkaktoi. Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë gjatë një përplasje të armatosur me Forcat RENEA në Bularat, pasi më herët kishte qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të Policisë Lokale.