Mbërrin në spitalin e Gjirokastrës një i aksidentuar në punë, policia jep detaje
August 8, 2020
Një punëtor në kompaninë që po ndërton rrugën Gusmar-Kuc është aksidentuar gjatë ditës së sotme. Policia thotë se ai mbërriti për ndihmë në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar drejt Tiranës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Shtetasi i mësipërm u transportua për në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.